E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Gjirokastër, shkon në 3 numri i viktimave

Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gjirokastër.  Shpëtim Çela 26 vjeç nga Korça, pasagjer në furgonin e aksidentuar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në fshatin Vanistër ku si pasojë e një aksidenti të trefishtë ka gjetur vdekjen mjeku Tahir Bitri dhe 70-vjeçarja Sose Nikolla nga Golemi  ndërsa janë plagosur 8 persona të tjerë ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve 20-vjeçarja Anxhela Dedaj nga Golemi është transportuar  në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak për një ndihmë më të specializuar.
 

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë me targa GJ 253 A dhe dy automjete të tjera ku njëra është me targa TR 64 15 T ndërsa mjeti tjetër është me targa Gj 13 48 B.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›