Sekser për të mbyllur gjakmarrjen, komisioni i pajtimit jep alarmin

Për të shpëtuar nga gjakmarrja dhe për të jetuar i lirë jashtë prangave të gjaksit një familje në Fushë Krujë i është kërkuar 174 milionë lekë për tu pajtuar me gjaksin.
Kjo është këmbana e alarmit që jep komiteti i pajtimit të gjaqeve duke kërkuar ndihmë për të bërë të mundur goditejn e fenomenit të sekserëve dhe të shoqatave fiktive të pajtimit të gjaqeve. Në një njoftim për shtyp ky komitet nga ana tjetër vë në dukje dhe hapin pozitiv që ka marrë kisha siç është ajo e shkishërimit të çdo personi që vret dhe merr gjak.
Ndërkohë nga ana tjetër ky mision vijon ekspeditën në familjet në veri të vendit të cilat janë të ngujuara dhe vë në dukje se shkak për hyrjen e këtyre familjeve në gjak janë pikërisht vrasjen për tokën në bazë të ligjit 7501 si dhe aksidentet automobilistike.