E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, “arrest me burg” për masakruesin e ish-bashkëshortes

Gjatë seancës gjyqësore, Babani pranoi se ka plagosur  ish-bashkëshorten e tij, Eriselda Elmazi, pak ditë më parë në qytetin e Korçës.

Ai deklaroi se shkak i ngjarjes ishin konfliktet e tij me nënën e ish-bashkëshortes. “Doja të sqarohesha, ajo nuk pranoi dhe e godita”- deklaroi i pandehuri përpara trupës gjykuese.

Ndërkohë sipas organit të akuzës, ekspertiza vërtetoi se 25-vjeçarja Eriselda Elmazi u qëllua me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe me mjete të forta në kokë.

Trupi i masakruar i Eriselda Elmazit, nënë e dy fëmijëve, u gjet më 16 shtator, nga punonjës të pastrimit të qytetit në një kazan plehrash dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Mësohet se në momentin e ngjarjes Elmazi, banuese në lagjen nr. 8 të qytetit juglindor, ishte duke u bërë gati të nisej për në punë (pastronte rrugët). Ajo ndodhej në shtëpinë e prindërve, kur në banesë ka mbërritur në gjendje të dehur Romeo Babani, me të cilin ishte divorcuar një muaj më parë.

28-vjeçari i ka kërkuar Eriseldës që të kthehej në shtëpinë e tij, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Kjo, jo vetëm për shkak të varfërisë së tejskajshme, por edhe dhunës fizike që ish-burri ushtronte mbi të. Pas debateve të ashpra, Babani e ka rrahur bashkëshorten e tij me një kabull elektrik dhe më pas e ka goditur atë me gurë në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas policisë, 28-vjeçari ka menduar se e ka vrarë nënën e fëmijëve të tij, ndaj e ka hedhur në një kazan mbeturinash aty pranë.

                                                                                             2012-09-23 11:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›