Aksidenti në Himarë, Rrok Mirdita ngushëllon familjarët e viktimave
Arqipeshku i Metropolit, Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita ka ngushëlluar sot familjet dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë së Himarës. Përmes një mesazhi, imzot Rrok Mirdita thekson se aksidenti në Himarë është një tronditje e rëndë për të gjithë ndërsa uron për një shirim të shpejtë të të plagosurave.
“Nëpërmjet mediave u njoftuam për tragjedinë e rëndë Himarës ku humbën jetën 13 studente dhe u plagosën 20 të tjerë. Kemi provuar një tronditje të thellë në shpirt dhe lutjet tona u bashkohen atyre të prindërve dhe të afërmve të viktimave. I lutemi Zotit për një shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
"Më lejoni të shpreh afërsinë shpirtërore timen dhe të Dioqezës, ju, të plagosurve, punonjësve të shëndetësisë dhe forcave të rendit që të gjithë së bashku ta kalojmë këtë provë të jashtëzakonshme duke ju lutur Zotit që të na forcojë.
“Le t`ia besojmë Zotit kujdesin për shpirtrat e viktimave dhe të mbështesim me lutjet tona një shërim sa më të shpejtë të plagosurve” thuhet në mesazhin e imzot Rrok Mirditës.
12 studentë dhe drejtuesi i një autobuzi me të cilin ato udhëtonin humbën jetën në një aksident të rëndë në Qafën e Vishës në rrugën Vuno - Himarë. 26 studente të tjera u plagosën rëndë kur autobuzi doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë 80 metra të thellë.