Eshton uron Nikolliç për fitoren
Kryediplomatja e Bashkimit Europian Ketrin Eshton i është bashkuar ldierëve europianë që ia kanë uruar fitoren Tomisllav Nikolliç. Ajo ka uruar presidentin e ri të Serbisë, si dhe popullin serb për “zgjedhjet e lira, korrekte dhe të qeta.
Ajo ka thënë se BE shpreson që sa më shpejt të vazhdojë puna e Kuvendit dhe të formohet qeveria e re, e cila duhet të përqafojë reformat e integrimeve evropiane.
“Serbisë i duhet një qeveri e fuqishme dhe një shumicë parlamentare në mënyrë që të bëjë përparime kah integrimet evropiane, të cilat i pret edhe populli”, thuhet në njoftimin e zonjës Eshton.
Ajo ka falenderuar OSBE-në, EULEX-in dhe KFOR-in si dhe të gjithë aktorët tjerë, që kanë bërë të mundur që edhe zgjedhjet serbe të mbajtura në Kosovë të kalijnë qetë.