E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Himarë, Varoshi: Do rishikojmë planin mësimor

Rektori i universitetit “Aleksandër Xhuvani” Liman Varoshi nuk përjashton rishikimin e planit mësimor i cili parashikon ekspedita të detyrueshme për studentët. Ndërsa vizitoi në spitalin Ushtarak studentet e plagosura në aksidentin tragjik në Himarë, Varoshi shtoi se ekspedita është pjesë organike e programit mësimor dhe prandaj duhet respektuar.
 

"Ekspedita është pjesë organike dhe integrale e planit mësimor dhe nuk është e vendosur këto ditë. Ne jemi të detyruar ta vlerësojmë, ta respektojmë këtë plan. Plani mësimore për këtë disiplinë ka dhe kredite që mundësojnë vlerësimin. Do ta rishikojmë planin mësimor” ka shtuar Varoshi.
 

Ai gjithashtu ka deklaruar se gjendja shëndetësore e studenteve të plagosura në spitalin Ushtarak është përmirësuar dukshëm.
“Ndryshimi është i dukshëm dhe unë gjer rastin të përgëzoj ekipin e mjekëve që ka punuar me një përkushtin dhe me një pasion të madh. Gjendja shëndetësore ishte përmirësuar dhe disa prej tyre kanë dalë nga reanimacioni por po mbahen nën mbikqyrjen e mjekëve. Pritet që nga nesër të dalin nga kjo gjendje dhe të dalin në auditore. Shpresa edhe për dy vajzat në gjendje të rëndë është shumë e madhe” theksoi Varoshi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›