E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Nuk po e pengojmë ne formimin e qeverisë

Lideri i socialistëve në Serbi, Ivica Daçiç, ka thënë se partia e tij nuk po pengon formimin e qeverisë, por është duke pritur Partinë Demokratike (DS) të Boris Tadiçit të propozojë të mandatarin e saj.

“Nuk duam të hyjmë në çështje të brendshme të partive të tjera dhe presim që DS, si partia më e madhe, të propozojë të mandatarin”, ka thënë Daçiqç për të përditshmen beogradase “Blic”.

Ai ka pohuar gjithashtu se bisedimet me DS-në do të vazhdojnë, por ka shtuar se deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje.

"DS-ja si partia më e madhe ofron emrin e kryeministrit dhe ne jemi në pritje të këtij vendimi. Aktualisht jemi duke pritur. Nga bisedimet e mia të deritashme me Boris Tadiçin, konkludoj se ai ende nuk e ka marrë një vendim të tillë”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Serbia është larg formimit të qeverisë, por se për këtë nuk kanë faj socialistët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›