E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Himarë, del ngakoma studentja Eriselda Guberi |

Të tjera rreth shkrimit FOTO VIDEO- Aksidenti tragjik me 21 maj TIRANE- Del nga koma njëra prej studenteve të aksidentuara në aksidentin tragjik më 21 maj, kur një autobus me studentë u rrëzua 80 metra poshtë Qafës së Vishës. Nga aksidenti gjetën vdekjen 13 persona mes tyre 11 studente të universitetit Aleksandër Xhuvani, shoferi Pëllumb Çela dhe i fejuari i një prej të aksidentuarave.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se Eriselda Guberi është zgjuar dje në mesditë, rreth orës 14:00.

Nuk dihet ende fati i Florie Gecit,e cila së bashku me Eriseldën, ishin dy nga studentet e mbijetuara të aksidentit që u lënduan më rëndë. Vajza nga Lushnja së bashku me shoqen e saj pasi qëndruan disa ditë në Spitalin Ushtarak, ku iu nënshtruan dhe ndërhyrjeve kirurgjikale u dërguan drejt dy spitaleve të specializuara në Austri.

Më 25 maj Eriselda Guberi u shtrua në spitalin e Linzit. Një ditë më vonë u provua të shkëputej frymëmarrja artificiale, por më pas nuk ishte bërë. Ndërsa Florie Peçi ndodhet e shtruar në spitalin e Felabukut në Austri
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›