E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vriten me armë zjarri 17-vjeçarja dhe gjyshi i saj

Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës bënë të ditur se viktimat janë Marie Çuku, 17 vjeç, dhe Kol Çuku, 70 vjeç, të dy banues në fshatin Kir.

Nga sa mësohet, viktimat në momentin që u qëlluan me armë zjarri kanë qenë duke punuar në arë, pranë territorit të shtëpisë së tyre. Plumbat kanë qenë fatale për vajzën, e cila ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që gjyshi i saj, edhe pse ka marrë ndihmën e shpejtë duke e transportuar me helikopter drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë udhëtimit.

Policia nuk bën të ditur identitetet e autorëve të këtij krimi, por konfirmon se ata janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Edhe pse në rrugë zyrtare nuk bëhen të ditura shkaqet e vrasjes së dyfishtë, nga banorë të zonës pretendohet të jetë gjakmarrja, nisur nga një ngjarje e kësaj natyre e ndodhur përpara dy vitesh, ku pati humbur jetën një 60-vjeçar, fqinj me dy viktimat e sotme.
/Start/

                                                                                             2012-06-14 20:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›