E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Himarë, del ngakoma studentja Eriselda Guberi

TIRANE- Del nga koma njëra prej studenteve të aksidentuara në aksidentin tragjik të ndodhur pak kohë më parë në Qafën e Vishës, pranë Himarës. Burime zyrtare nga Austria, kanë konfirmuar se Eriselda Guberi është zgjuar dje rreth orës 14:00.

Më 21 maj, nga rënia e autobusit në greminë rreth 80 metra poshtë, mbetën të vdekur 13 persona, mes tyre 11 studente të universitetit Aleksandër Xhuvani, shoferi Pëllumb Çela dhe i fejuari i një prej të aksidentuarave. Vajzat e universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit kishin ikur në një ekspeditë mësimore.

Pak ditë më vonë Eriselda Guberi dhe Florie Peçi u shoqëruan drejt dy spitaleve më të specializuara në Austri, ku vazhdojnë të qëndrojnë atje. Florie Peçi mbetet në koma.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›