E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Himarë, homazhe nga studentët në Prishtinë

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë grumbulluar të martën pasdite para Teatrit Kombëtar për të bërë homazhe në shenjë solidarizimi me dhembjen e familjeve shqiptare për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Himarë. Studentët ndezën qiri dhe mbajtën një minutë heshtje.
 

Me këtë rast, Tahir Bungu, kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik, ka thënë për Kosovapress se nëpërmjet këtij aksioni kanë dashur të solidarizohen me familjarët e viktimave të cilët humben jetën pasditen e djeshme në aksidentin tragjik të Himarës.
 

“Ne si Këshill i Fakultetit Filozofik, në bashkëpunim me organizatën “Lista Studentore”, kemi organizuar në mënyrë simbolike ndezjen 13 qirinjve për 13 viktimat të cilat humbën jetën dje në Shqipëri. Nëpërmjet këtij aksioni ne shprehim dhembjen me gjithë familjet e viktimave dhe me gjithë popullin shqiptar në këtë ditë zie e cila është shpallur në Shqipëri”, ka thënë Bungu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›