Kryeparlamentari slloven Virant ngushëllon homologen Topalli

Kryetari i Parlamentit slloven Gregor Virant përmes një mesazhi drejtuar homologes së tij Topalli ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e Himarës.
“Ne u shokuam dhe u tronditëm kur mësuam për aksidentin tragjik. Ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidenit tragjik.Urojmë shërim tëshpejtë për tëplagosurit. Në këto momente të vështira ndajmë me ju pikëllimin për humbjet tragjike” shprehet ai.
Në aksidentin e pasdites së djeshme në Qafën e Vishës në Himarë gjetën vdekjen 11 studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të nisura në një ekspeditë mësimore, shoferi i autobusit si dhe i fejuari i njërës nga 26 vajzat e plagosura.