E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Itali, 2 shqiptarë vdesin, 2 rëndë

Vendi ku ndodhi aksidenti

Luftojnë mes jetës e vdekjes dy të rinjtë që u plagosën në aksidentin tragjik pranë Trevisos dhe Padovas, në Itali. Mediat italiane raportojnë sot se dy te rinjte nga Maqedonia, të shtruar në spitalin e Padovas janë në gjendje të rëndë.

Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë, ka dalë nga rruga, është përplasur më një mur të një ndërtese dhe ka shpërthyer në flakë.

Dy të rinjtë Roger Nani 17 vjeç shqiptar dhe Valon Morina 21 vjeç,  i cili drejtonte makinën kanë vdekur brenda mjetit në flakë pa mundur të dalin prej tij.

Ndërsa dy shqiptarët nga Maqedonia kanë mundur me vështirësi të dalin nga automjeti që ishte në flakë, por pa mundur të bëjnë asgjë për shokët e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›