E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Ja pse 21 janari nuk ishte një grusht shteti

Flamur Vezaj

TIRANË- Prokurorëve të kryeqytetit iu deshën pothuajse një vit kohë për të konstatuar se demonstrata e opozitës e zhvilluar më 21 Janar 2011 nuk ishte një puç shtetëror apo grusht shteti. Në përfundim të hetimeve, prokurorët kanë arritur në konkluzionin se protesta e opozitës ishte e ligjshme, e pajisur me leje nga policia lokale, dhe nuk ishte një tentativë për të rrëzuar rendin kushtetues. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit qendror të akuzës dhe policisë, sipas të cilëve Prokuroria deri më tani nuk ka arritur të provojë se demonstrata e 21 Janarit kishte si synim rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha.

Përveç këtij konstatim të arritur nga organi i akuzës, edhe Policia e Shtetit nuk ka arritur të sigurojë ndonjë provë që të faktojë deklaratat e ministrave dhe kryeministrit Berisha për një grusht shteti. Sipas të dhënave të prokurorisë, edhe pse hetimet kanë nisur prej kohësh, pritet që brenda tre muajve të ardhshme të pushohet dosja, për shkak se nuk është arritur të provohet se 21 Janari kishte si synim një grusht shteti. Ky përfundim, që ende nuk është zyrtarizuar i organit të akuzës dhe policisë është nxjerr pas hetimeve gati një vjeçare ku janë pyetur dhe administruar në dosje një sërë shkresash zyrtare të ndryshme, ku në asnjë provë nuk faktohet se demonstratë e 21 Janarit ishte një grusht shteti. Sipas policisë, duke iu referuar materialet të dërguar në prokurori, më datë 21 Janar 2011 nuk kishte ndonjë organizim për grusht shtetit, por vetëm një demonstratë të ligjshme, e cila kaloi në trazira duke shkatërruar pronën publike.

Në asnjë vend të shkresës së policisë nuk përmendën viktimat e vrarë ditën e 21 Janarit 2011. Aty renditet dhunimi i rendit kushtetues, shkatërrimit të pronës private dhe shtetërore dhe sulmi ndaj efektivëve të policisë. Aty nuk përmendët as dhuna e ushtruar nga policia ndaj demonstruesve, por as vrasjet dhe plagosjet e ndodhura ditën e demonstratës,- thuhet nga burimet e prokurorisë, duke iu referuar materialeve që policia i ka kaluar organit të akuzës në lidhje me hetimin për thirrje kundër rendit kushtetues.

Nga hetimet e deri tanishme, nuk na rezulton se kemi të bëjmë me organizim të grushtit të shtetit apo puçit shtetëror. Nga verifikimi i kryer dhe hetimi i gjithanshëm kemi provuar deri më tani se organizatorët, pra opozita, ka organizuar një demonstratë qytetare, e cila më pas ka dalë jashtë kontrollit nga individë të caktuar duke sjell edhe pasojat e vrasjes nga efektivët e Gardës së Republikës, që janë treguar jo profesionalë në detyrën e tyre,- thuhet nga burimet pranë organit qendror të akuzës duke iu referuar materialit voluminoz që ndodhet në zyrat e dy prokurorëve të çështjes.

Prokuroria: Edhe tre muaj hetime për dosjet e 21 janarit

TIRANË- Grupi hetimor që po heton pasojat e demonstratës së 21 Janarit 2011 ka vendosur zgjatjen e afateve hetimore edhe për tre muaj të tjerë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, sipas të cilëve, hetimet do të zgjaten për të gjitha procedimit që kanë nisur për ngjarjen e 21 Janarit 2011. Gjithashtu, mësohet se shkak vendimtar për zgjatjen e afateve hetimore për katër procedimet penale që tashmë janë nën hetim në organin e akuzës, është bërë vonesa e ardhjes së letër-porosisë së ekspertimeve të armëve dhe plumbave të gjetura në trupat e viktimave dhe objekteve për rreth ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

Prokuroria e Tiranës, ka ngritur një grup të madh hetuesish dhe prokurorësh për hetimin e pasojave të demonstratës së 21 Janarit. Një grup prokurorësh është ngritur për hetimin e zyrtarëve dhe efektivëve të Gardës së Republikës për vrasjet e 4 demonstruesve dhe plagosjen e 6 të tjerëve. Grupi tjetër i hetuesve po punon për hetimin e organizatorëve të demonstratës, për të zbuluar puçin imagjinar. Për të dy këto grupe të hetimit, që kanë edhe punën më të vështirë, është vendosur zgjatja e afatit hetimore edhe për tre muaj të tjerë për shkak të vështirësive në hetim,- thuhet nga organi i akuzës. Zgjatjes së hetimeve nuk i kanë shpëtuar edhe dy grupet e tjera të procedimeve penale për ngjarjen e 21 Janarit. Njëri grup është përqendruar në dhunën e ushtruar nga policia në drejtim të demonstruesve dhe gazetarëve dhe grupi tjetër ka hetuar dhe vazhdon të hetoi dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike e private që demonstruesit kanë kryer gjatë ditës së 21 Janarit,- thuhet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas prokurorisë, përveç vonesës së letër-porosisë për armët dhe plumbat e dërguar për ekspertizë, autoritet e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-ja) ende nuk i kanë dorëzuar hetuesve të çështjes raportin përfundimtar të ekspertizës së serverit të kamerave të sigurisë të ndërtesës së kryeministrisë. Por, nga burimet konfidenciale Shekulli ka arritur të mësoj se FBI-ja ka konstatuar fshirjen e bërë nga punonjësit e administratës së Këshillit të Ministrave, të cilët tashmë janë nën hetim për pengim të hetimeve.

Deputetët e PS-së që janë pyetur në prokurori

Hetuesit e prokurorisë së Tiranës, të cilët po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e puçistëve të demonstratës së 21 Janarit 2011, deri më tani kanë marrë në pyetje disa deputetë të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për deputetët që janë marrë me organizimin e demonstratës dhe janë parë nga regjistrimet e ndryshme televizive pranë turmës së demonstruesve. Sipas prokurorisë, deri më tani janë pyetur: Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Besnik Bare, Sajmir Tahiri, Taulant Balla, Asllan Dogjani, Arben Çuko dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate Skënder Gjinushi.

Serverat e kryeministrisë u fshinë në mesnatë

Pamjet filmike të regjistruara gjatë protestës së 21 janarit nga kamerat e sigurisë të kryeministrisë janë kopjuar dhe fshirë gjatë natës mes 21 dhe 22 janarit. Një person i specializuar ka nisur procesin e kopjimit dhe fshirjes në orën 01:00 dhe ka vazhduar deri në mëngjes. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Byrojsë Federale e Hetimit (FBI) pas këqyrjes dhe ekspertimit të serverit qendror të kamerave të sigurisë të vendosura në vende të ndryshme të ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Prokuroria dyshon se këto kamera kanë filmuar gardistët duke qëlluar me armë drejt protestuesve. Por ky raport nuk është publikuar ende zyrtarisht. Shekulli ka siguruar të dhënat konfidenciale të tij ku thuhet: Nga këqyrja e serverit qendror dhe ekspertimit të tij, është konstatuar se pamjet filmike të regjistruara gjatë 21 Janarit 2011 fillimisht janë kopjuar dhe më pas janë fshirë. Fshirja rezulton se është bërë në orën 01:00 të datës 22 Janar 2011, në momentin e riformatimit të serverit qendror. Dyshojmë, se ky veprim është kryer nga një ekspert i fushës së teknologjisë kompjuterike, inxhinier i IT-së.

Për këtë fakt, hetues të Task-Forcës kanë marrë në pyetje tashmë dy inxhinierët e IT-së, njëri punonjës pranë kryeministrisë dhe tjetri i Gardës së Republikës. Të dy këta persona kanë mohuar se kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë. Duke iu referuar raportit të FBI-së për orën e fshirjes së materialeve filmike nga serveri qendror që ndodhej në zyrën e vrojtimit të kamerave të sigurisë, konstatojmë se në këtë kohë prokurorët dhe hetuesit ndodheshin në oborrin e kryeministrisë në mbledhje të provave. Në këtë kohë, është kontaktuar me Komandantin e Njësisë II që kishte për detyrë sigurimin e ndërtesës së kryeministrisë që ti vini në dispozicion prokurorisë regjistrimet e kamerave të sigurisë. Përveç këtij Komandanti, prokurorët dhe hetuesit kanë kontaktuar edhe Sekretarin e Pë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›