E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketa, mbi 78% e qytetarëve kundër importit të plehrave

Denis Dedej

Shqiptarët janë kundër ligjit që lejon importin e plehrave nga jashtë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga anketa mbi ligjin Për Menaxhimin e Mbetjeve u zhvillua nga IDRA Research & Consulting, me kërkesë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe financimin e Soros.

Nga të dhënat e publikuara dje, rezultojnë se jo pak por 82.2% e të anketuarve mendojnë se një referendum është i nevojshëm për të vendosur nëse Shqipëria duhet të lejojë ose jo importin e mbetjeve. Edhe në lidhje me pranimin apo jo të importit të plehrave, shumica dërrmuese e të pyeturve kanë deklaruar se janë kundër tij. Të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë ka dijeni të plotë për ligjin që lejon importin e mbetjeve nga jashtë.

Nëse ky referendum do të zhvillohet së shpejti, atëherë 78.4% e të anketuarve do të votojnë kundër importit të mbetjeve. Nëse një referendum i tillë do të mbahej 78.4% e të intervistuarve deklarojnë se do të votojnë kundër lejimit të importit të mbetjeve në Shqipëri, 9.2% do të votojnë pro lejimit të importit të mbetjeve, 6.2% nuk janë të sigurt se si do të votojnë dhe 6.3% nuk do të votonin fare.

Faktorët demografikë (gjinia, mosha apo vendndodhja urbane) nuk kanë ndonjë ndikim domethënës në votën e deklaruar të kësaj shumice kundër ligjit,- shpjegoi rezultatet e sondazhit, Ermal Çela, specialist për zhvillimin e biznesit në IRDA. Intervistat janë kryer me një kampion prej 600 përfaqësues të zonave urbane të Shqipërisë. Shifrat e sondazhit tregojnë një përqindje shumë të lartë qytetarësh që janë kundër importit të plehrave dhe vetëm 9.2% janë pro tij.

Një prej qëllimeve të kësaj ankete është dhe matja e shkallës së njohjes nga ana e qytetarëve mbi ligjin Për menaxhimin e mbetjeve. Të pyetur nëse kanë dëgjuar për këtë ligj, 83.2% e të intervistuarve kanë deklaruar Po, përgjigje e cila, sipas anketuesve, dëshmon një nivel të lartë të njohjes së kësaj çështjeje nga publiku i zonave urbane.

Gjithashtu niveli i informimit mbi këtë ligj është i lartë përgjithësisht për të gjitha grupmoshat e intervistuara, por me një tendencë rritjeje drejt moshave më të mëdha (76.5% e moshave 18-24 vjeç, rezidentë të zonave urbane janë në dijeni për këtë ligj; 88.9% e moshave 55 vjeç e sipër, rezidentë të zonave urbane janë në dijeni për këtë ligj). Niveli i njohjes është më i lartë në Tiranë me 87,6%. Por edhe zonat e tjera urbane shfaqin gjithashtu një nivel të lartë me 81.5%. Pyetjes nëse ky ligj lejon apo ndalon importin e mbetjeve, rreth 70% e të intervistuarve të cilët janë në dijeni të ligjit deklaruan që ky ligj e lejon importin e mbetjeve. Pjesa tjetër deklaron ose nuk e di, rreth 17% e saj ose ligji nuk e lejon importin e mbetjeve, janë përgjigjur 13% e anketuesve.

Si është zhvilluar sondazhi

Anketa në fjalë është zhvilluar gjatë muajit dhjetor 2011, gjatë segmentit kohor 5 – 23 dhjetor 2011. Për të arritur këto përfundime, IDRA ka përdor një kampionim me tre hapa për të arritur përfaqësinë urbane. Hapi i parë përbën zgjedhjen e njësive primare të kampionit. Në këtë rast, një numër qendrash votimi urbane për çdo qark të cilat përzgjidhen nga lista e qendrave të votimit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Së dytë, është bërë përzgjedhja e shtëpive nëpërmjet metodës së ecjes rastësore. Së fundmi, është ndjekur dhe hapi i zgjedhjes së respondentit, i cili bëhet nëpërmjet metodës së ditëlindjes së fundit. IDRA Research & Consulting është një kompani që ofron shumëllojshmëri në shërbimet e hulumtimit të tregut dhe opinionit publik, e pranishme me zyra në Tiranë dhe Prishtinë. Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka nisur sëfundmi procesin e mbledhjes së 50 mijë firmave për të mundësuar një referendum popullor kundër importit të plehrave.

Përfundime të anketimit

83.2% e të anketuarve janë në dijeni për ligjin Për Menaxhimin e Mbetjeve

69.6% e të anketuarve të cilët janë në dijeni të ligjit Për Menaxhimin e Mbetjeve mendojnë se ky ligj e lejon importimin e mbetjeve

79.5% e të anketuarve mendojnë se importi i mbetjeve është çështje e rëndësishme për vendin tonë

82.2% e të anketuarve mendojnë se një referendum është i nevojshëm për të vendosur nëse Shqipëria duhet të lejojë ose jo importin e mbetjeve

Nëse do të mbahej një referendum 78.4% e të anketuarve do të votonin kundër importit të mbetjeve

Përfundime të tjera për sondazhin

Nuk ka ndryshime statistikisht domethënëse ndërmjet gjinive për sa i përket nivelit të informimit mbi ligjin e menaxhimit të mbetjeve, rëndësisë së perceptuar të importit të mbetjeve në vendin tonë si dhe pjesëmarrjen dhe mënyrën e votimit në një referendum të mundshëm mbi këtë çështje.

Moshat më të vjetra janë më të informuara mbi ligjin e menaxhimit të mbetjeve krahasuar me moshat më të reja.

Niveli i njohjes së ligjit është më i lartë në Tiranë (87,6%) por edhe zonat e tjera urbane po ashtu shfaqin një nivel të lartë informimi (81.5%).

Ka një dallim midis perceptimeve të popullsisë së kryeqytetit dhe zonave të tjera urbane për çka ky ligj lejon apo jo; 75.7% e banorëve të kryeqytetit por edhe në zonat e tjera urbane 67% e të anketuarve mendojnë se ky ligj e lejon importin e mbetjeve.

Qëllimi i anketës dhe përshkrimi i kampionit

Qëllimi

Matja e njohjes së qytetarëve për ligjin mbi Menaxhimin e Mbetjeve

Vlerësimi i qëndrimit të qytetarëve në lidhje me një referendum të mundshëm

Pozicionimi i qytetarëve në lidhje me importin e mbetjeve

Shtrirja

600 intervista

Tiranë dhe qytetet e mëdha: Durrës; Fier; Vlorë; Shkodër; Elbasan; Korçë; si edhe qytetet e tjera

Metodologjia

Kampion disa-shtresor përfaqësues për zonat urbane

Intervistat ballë-për-ballë

Kryerja e intervistave: Dhjetor 2011

Marzhi i gabimit ±4.0%

PS: Bashkohemi me referendumin për importin e plehrave

Opozita i është bashkuar Aleancës Kundër Importit të Plehrave për të mbledhur 50 mijë firmat e nevojshme për të zhvilluar një referendum. Vendimi i marrë nga selia rozë iu është bërë i ditur dje pas mbledhjes me kryetarët e degëve dhe të rrethit të PS-së. Në mbledhjen e cila zgjati përreth dy orë, kryetari i PS-së, Edi Rama u ka sqaruar zyrtarëve socialistë axhendën që do të ndjekë për referendumin popullor. Pas këtij takimi, sekretari për Organizmin në PS, Blendi Klosi, ka sqaruar se nga ana e socialistëve është thënë publikisht, në parlament, në diskutimin e projektligjit, se janë kundër këtij ligji. Madje, sipas tij, selia rozë ka hedhur edhe më parë idenë për krijimin e referendumit kundër ligjit të Menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Ne e kemi deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë që jemi për një referendum mbarëkombëtar antiplehrë, por po ashtu kemi deklaruar në Kuvend se sido që kjo histori të shkojë, me rimarrjen e pushtetit nga forca jonë politike, ligji i parë që do të shfuqizohet do të jetë ligji që ka të bëjë me importin e plehrave në vendin tonë. Kjo sepse mendojmë se është një ligj krejtësisht klientelist, një ligj i cili jo vetëm godet shoqërinë shqiptare,- deklaroi Klosi. Sipas tij, ky ligj jo vetëm që godet ata që jetojnë sot në vendin tonë, por godet edhe 2-3 brezat që do të vijnë. Deputeti socialist shkoi edhe më tej në analizën e tij, duke vlerësuar se lejimi i këtij ligji godet jo vetëm shqiptarët që jetojnë brenda Shqipërisë, por njëlloj, godet sot të gjithë shqiptarët që jetojnë edhe n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›