E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti ne Kavaje- Plepa shkon ne 4 numri i te vdekurve

Ka shkuar ne 4 numri i viktimave te aksidentit automobilistik te ndodhur ne aksin rrugor Kavaje-Plepa. Ne vendin e quajtur Mali i Robit nje makine tip fuoristrade eshte perplasur me nje trajler dhe nga goditja humben jeten dy pasagjeret qe udhetonin me fuoristrade ndersa paraditen e sotme kane humbur jeten ne spital dhe dy te tjere.

Mesohet se viktimat jane Idriz Gurra drejtuesi i mjetit dhe Pranvera Gura 25-vjec. Ndersa Bujar dhe Artur Gurra perkatesisht 35 dhe 20 vjec kane humbur jeten ne spital. Ne gjendje kome ndodhet Rigers Gurra. Pese te aksidentuarit po udhetonin ne automjetin nga Tirana ne drejtim te kundert me trajlerin me targa te Matit. Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›