E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti pa auditore qirate te paperballueshme

Ne javen e pare te fillimit te vitit te ri akademik problem shqetesues per drejtuesit e fakulteteve kane qene mungesa e kapaciteteve. Nje shqetesim te tille ka ngritur dhe dekani i fakultetit te gjeologji minierave Perparim Hoxha i cili deklaron se nevoja per auditore dhe laboratore eshte emergjente.

Sivjet jane pranuar ne Fakultetin tone 350 kuota te reja. Numri i studenteve ne total shkon ne rreth 1 mije studente. Realisht kjo rritje e numrit te studenteve nuk eshte shoqeruar me rritje te kapaciteteve ne infrastrukture bazes laboratorike auditoreve. Jemi te detyruar te zhvillojme procesin mesimor nga mengjesi deri ne darke. Nuk eshte keq dhe une jam dakord qe te zhvillohet por nuk i sigurojme dot me infratrukturen e nevojshme tha Perparim Hoxha dekan i fakultetit te Gjeologji- Minierave.

Dekani Hoxha shprehet se nje zgjidhje do te ishte ambientet me qira por ne kushtet e nje buxheti te limituar eshte e pamundur thote ai te perballohen godinat me qira. Te marresh ambiente me qira ne kushtet e universitet politeknik po ne vecanti te fakultetit tone eshte disi e pamundur. Ne kemi mundesi financiare teper te kufizuara vijoi Hoxha.

Ne fillim te vitit te ri akademik mungesen e kapaciteteve e pranoi dhe vete rektori i universitetit politeknik i cili ka ne perberje te tij dhe fakultetin e gjeologji minierave se kapacitetet jane te pamjaftueshme dhe ndertimi i kampusit do ti jepte zgjidhje perfundimtare problemit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›