Aksidenti në Vorë, vdes në spital njëri nga të plagosurit
18 vjecari Harri Lleshi nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes, ndërsa mësohet se edhe shoku i tij Leonik Doda, 21 vjec ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
TIRANE- Nuk ka mundur t'i shpëtojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen në spital njëri prej dy të rinjve që u aksidentuan sot në mëngjes në kryqëzimin e Rinasit në aksin Fushë- Krujë- Vorë. Motori në të cilën udhëtonin në drejtim të Durrësit dy të rinjtë Leonik Doda 21 vjec dhe Harri Lleshi 18 vjec u përplas me një trajler. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spital Ushtarak por 18 vjecari Harri Lleshi nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes, ndërsa mësohet se edhe shoku i tij Leonik Doda, 21 vjec ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
(s.g/BalkanWeb)