PS feston 18 vjetorin me tortë e humor pranë Amfiteatrit
Në një atmosferë festive dhe larg fjalimeve politike, PS-ja festoi dje 18-vjetorin e lindjes. Kryesocialisti Rama i përgjigjet Berishës: Një karrige deputeti do t’i duhet atij, sepse mandati ma kërkon të rri në këmbë në një detyrë tjetër”.
TIRANE-Në një atmosferë humori, festive dhe larg fjalimeve politike, PS-ja festoi dje 18-vjetorin e lindjes. Të gjithë kanë uruar për fitore në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa kryetari Edi Rama ka gjetur rastin dje të prezantojë në publik të gjerë, edhe njerëz të panjohur deri më tani dhe që kanë vite që qëndrojnë pranë PS-së.
Festa e djeshme ishte zgjedhur të zhvillohej pikërisht tek Kodrat e Liqenit Artificial, pranë Amfiteatrit, ku u mblodhën të rinj, pleq e kandidatë të PS-së së bashku. Ndër më të vjetrit që ishin në festë kanë qenë Maqo Lakrori, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga, Kastriot Islami apo Namik Dokle. Kanë munguar në këtë festë figura të tjera të vjetra, si Servet Pëllumbi apo Dritëro Agolli si dhe ish-kryetari Fatos Nano, i cili prej 4 vitesh nuk bëhet më pjesë e këtyre aktiviteteve të organizuara nga Edi Rama.
Rama e cilësoi përvjetorin e PS-së si një ditë të veçantë dhe historike. Por, ai krahasoi në fjalën e tij PD-në aktuale me PS-në 3 vite më parë. “Në momentin kur partia nuk arrin dot ta shprehë shoqërinë dhe në momentin që shoqëria nuk sheh tek partia pasqyrën e vetvetes, ajo parti është e destinuar të humbasë. Kjo do t’i ndodhë PD-së më 28 qershor. Kjo i ndodhi PS-së tre vite më parë”, - deklaroi dje Rama. E duke folur për Berishën, Rama tha se, “Sali Berisha e përsërit vazhdimisht çdo ditë që më do mua të jem në krye të listës së deputetëve. Në fakt, një karrige deputeti pas 28 qershorit do t’i duhet atij të ulet, sepse mandati ma kërkon të rri në këmbë në një detyrë tjetër”, - u shpreh kreu socialist. Ai u kërkoi qytetarëve që të bëjnë krahasimin mes të parës kandidate të listës së deputetëve të PS-së dhe të parit që ka në listë PD-ja, Sali Berishës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)