E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ne tunel, punetori shqiptar ne koma

35 vjecari Ylber Bytyci ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Sipas ekspertizes se ekipit mjekesor te Spitalit Ushtarak, demtimet e medha qe ai ka marre ne koke dhe ne trup, kane bere qe te kaloje ne gjendje kome cerebrale.

Bedri Mihaj, drejtori i Spitalit Ushtarak, deklaroi se punetori ka pesuar demtime te kockave te kokes, demtim te cipes se trurit, zona shembjeje dhe vatra hemorragjike.

Te afermit e tij pohojne se Ylberi ishte duke salduar ne tunel, ne momentin kur eshte shembur dheu. Ai eshte cuar ne spitalin e Kukesit, ku i eshte dhene ndihma e pare, por komplikacionet e medha kane detyruar mjeket, qe ta sjellin me urgjence ne spitalin Ushtarak ne Tirane.

Per te vizituar te plagosurin, ne spital ndodhej edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›