KESH prokuron energji nga importi per janarin

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se ka arritur të prokurojë energji nga importi me një cmim, që varion nga 48 deri në 49 euro për megavat orë, gati dy herë më i ulët nga viti i kaluar, kur cmimi i një megavati arriti deri në 100 euro.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
KESH bën të ditur se njoftimi për tenderin u është dërguar 20 kompanive dhe në përfundim të negociatave u lidh kontrata me shoqëritë Gen, Slloveni dhe EGL, Zvicër të cilat ofruan cmimin më të ulët. Sasia e importit, e cila do të përdoret për janarin po kontraktohet në kuadër të detyrimit që KESH ka ndaj OSSH-së, në përputhje me planin e masave që ka vendosur qeveria.