E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta : Viti 2008, vit i deshtuar

Duke iu referuar ligjeve te fundit te miratuar nga kuvendi i Shqiperise, kryetari i LSI-se Ilir Meta, tha se ky eshte nje vit i deshtuar, gjate te cilit u tronditen ne menyre konsensusale themelet e demokracise dhe Kushtetutes.

«Ishte vit ku u neperkemben ne menyren me absurde dhe cuditerisht konsensuale themelet e shtetit, si Kushtetuta dhe institucionet me kyce per funksionimin e drejtesise ne nje vend demokratik. Pazari me i fresket eshte shitja e prokurorise Sali Berishes », deklaroi Meta.

Ndersa kreu social-demokrat, Skender Gjinushi, duke iu referuar ligjit per Prokurorine, tha se ai sherben si mburoje ndaj kercenimit, qe perben per prokuroret ligji i dosjeve.

«Ligji i djeshem hedh poshte ligjin e pastrimit te figurave, ligj demogogjik, i bere nga nje qeveri e piste. Ligji i miratuar dje eshte organik, pasi percakton si emerohen dhe shkarkohen prokuroret, vetem per shkak te detyres dhe jo per lojrat politike te maxhorances », tha Gjinushi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›