Aksidenti, plagosen burrë e grua në Durrës

Foto ilustruese
Një aksident në zonën e portit në Durrës për pak sa nuk i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një rrugë me shpejtësi të kufizuar, kur automjeti i tipit Benz me targa AA 3066, është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur burrë e grua, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur, ndërsa shkaku i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën lëvizte mjeti. / Mark Brunga