E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda e ngjeshur, Mesiç shtyn vizitën në Shkup

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç ka shtyre vizitën e tij të paralajmëruar në Maqedoni.

Mesiç, që konsiderohet një mik i shqiptarëve ishte planifikuar të vizitojë Tetovën nga 16 deri 19 Prill, ndërsa komuna e Tetovës bëri të gjitha përgatitjet për të nderuar këtë personalitet të rëndësishëm me titullin qytetar nderi i Tetovës.

Sipas kabinetit të ish presidentit kroat, vizita është shtyrë për shkak të agjendës së tij të ngjeshur, ndërkohe qe theksohet se ajo do të realizohet brenda muajit të ardhshëm. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›