Tërmet 6.5 ballë në Kili, ska viktima
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë e shkallës Rihter është regjistruar pak minuta para mesnatës së kaluar (05:50 në Europë) në veriperëndim të Santiagos, në Kili.
Sipas matjeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti e ka pasur hipoqendrën në 26 km thellësi dhe epiqendrën 48 km në veri të Valparaiso-s, 116 km nga kryeqyteti kilian.
Për momentin, nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale. / G.N.