E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, plagoset shefi i Policisë Rrugore të Kavajës

KAVAJË - Shefi i Policisë Rrugore të Kavajës, Ibrahim Maksutaj është aksidentuar sot pasdite, por është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në aksin Kavajë-Durrës, pranë Malit të Robit, kur një furistradë që po ecte me shpejtësi i ka prerë rrugën makinës së policisë në të cilën udhëtonte shefi i qarkullit. Nga karamboli i fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Policia bën të ditur se "makina e Policisë Rrugore që drejtohej nga shefi, Ibrahim Maksutaj po udhëtonte në drejtim të Durrësit, kur përballë saj ka ardhur një fuoristrade me targa te Elbasanit e cila po ecte në kah të kundert. Mjetet janë përplasur dhe makina e policisë ka perfunduar në kanalin buzë rrugës".

Në vendgjarje kanë mberritur eksperte të policise rrugore nga Tirana te cilet kane nxjerre dhe përfundimet e para. Sipas të dhënave paraprake të policisë, aksidenti është shkaktuar nga drejtuesi i furoistrades i cili ishte me shpejtësi tej normale të lejuara.

Ngjarja që ndodhi tek Mali i Robit, bllokoi qarkullimin në këtë aks shumë të frekuentuar për shkak të plazhit, për gati një orë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›