PD humb mandatin në Fier, Berisha: S'kam koment
TIRANË -Kryeministri, Sali Berisha nuk ka pranuar të prononcohet për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve pas numërimit të kutive të Fierit, ku PS mori deputetin e 9. Në një intervistë për VOA, ai ka thënë: "S'kam koment, pres rezultatin zyrtar të KQZ".
Sipas Berishës, KQZ ka bërë një punë shumë serioze dhe zbatim të plotë të ligjit. "Institucionet e vlerësimit të rezultatit janë institucione që do të bëjne punën e tyre pa asnjë lloj presioni. Nëse disa parti vendosin të kalojne tek Kolegji Zgjedhor, kjo nuk ka asnje gjë të veccante", sqaroi ai.
Kryeministri i ka cilesuar si normale ankimimet e partive te ndryshme dhe ka theksuar se problemi i vetem ne keto zgjedhje ka qene ai me sallat e pakta të numërimit.
"Nëse vleresojme tërësine e ankesave, këto kane qene me normalet ne historine e zgjedhjeve. Problem ishte percaktimi i sallave të numerimit, që e bënë këtë proces të tejzgjatur. Mendoj se ne zgjedhjet e ardhshme qendrat e numerimit duhet të dyfishohen", ka shtuar Berisha.
Nga të dhënat e deritanishme të KQZ, koaliconi i PD ka fituar 70 mandate deputetësh, koalicioni i PS 66 dhe LSI 4 mandate.