Aksidenti tragjik ende te panjohura shkaqet

Burimet policore perjashtuan mundesine qe shoferi te kete qene i dehur ne momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik qe u mori jeten 9 personave ne Ziaj te Ballshit.
Sipas policise pas analizave mjekesore te kryera ndaj shoferit grek qe ndodhet i shtruar ne spital ne gjendje te qendrueshme shendetesore treguan se ai nuk kishte konsumuar alkool.
Nderkohe ekspertet e policise nga vendngjarja u shprehen se dyshimet e tyre me te medha mbeten tek humbja e vemendjes se drejtuesit te automjetit lageshtia e terrenit dhe shpejtesia e madhe kjo e fundit e konfirmuar edhe nga disa pasagjere te mbetur te plagosur lehte.
Tjeter hipoteze eshte ajo qe vjen nga mediat greke te cilat duke cituar agjensine e udhetimeve qe zoteronte autobusin shprehen se aksidenti ka ardhur si pasoje e plasjes se nje gome.