E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Ballshit numri i viktimave shkon 9

Perkeqesohet edhe me tej bilanci i viktimave te aksidentit te rende rrugor te ndodhur ne afersi te fshatit Ziaj ne komunen Frater te Ballshit.

Nje tjeter shtetas qe kishte mbetur i plagosur rende nga renia e autobusit me 49 pasagjere ne nje distance prej rreth 100 metrash ka humbur jeten duke e cuar numrin e personave te vdekur si pasoje e kesaj tragjedie ne 9.

Policia njoftoi se jane identifikuar 8 nga 9 viktimat e deritanshime qe jane Dhurata Halilaj 45 vjec dhe Aferdita Basha 40 vjec qe te dyja nga Laci Nikolle Nina 75 vjec nga Durresi Fredi Guma 45 vjec Manushaqe Bali 33 vjec dhe Dallendyshe Shuli te gjithe nga Lushnja Refotaq Bashllari nga Tirana dhe Marjola Guma 13 vjec nga Fieri.

Nderkohe ne morgun e spitalit te Fierit ndodhet trupi i pajete i viktimes se nente ndersa ne spitalin e Janines jane shoqeruar Eduard Prenci 29 vjec nga Lushnja dhe Vangjel Petro 61 vjec nga Gjirokastra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›