E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti tragjik ne Elbasan i merr jeten 20-vjecarit

Nje aksident i ka marre jeten 20 vjecarit Armando Musta me banim ne fshatin Mengel ndersa po udhetonte me te atin ne vendin e quajtur Fabrika e Tullave ne afersi te fshatit Bradashesh. Burime te policise bejne te ditur se mjeti tip ford me targa EL 9850A qe drejtohej nga shtetasi Shkelqim Musta 50 vjec ka humbur kontrollin duke dale nga rruga. Si pasoje ka gjetur vdekjen e menjehereshme 20 vjecari Musta dhe eshte demtuar babai i tij. Policia ka vendosur masen e arrestit shkelje te rregullave te qarkullimit per drejtuesin e mjetit. Po hetohet per te percaktuar shkaqet qe sollen humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga qe i mori jeten 2 0 vjecarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›