Neser lamtumira e fundit per prokurorin Xhevat Hana
Prokuroria e Pergjithshme njofton se neser do te zhvillohen homazhe ne nder te prokurorit te ndjere Xhevat Hana.
Trupi i pajete i ish prokurorit te ceshtjes Remzi Hoxha pritet te mberrije sot pasdite rreth ores 1700 ne aeroportin e Rinasit Nene Tereza nga Italia ne atdhe.
Ceremonia e homazheve do te mbahet ne ambientet e Qendres Kulturore te Ushtrise ne Tirane neser nga ora 11.00 deri 12.00 per tu percjelle me pas ne varrezat e Shish- Tufines.
Xhevat Hana humbi jeten me 5 janar ne nje spital ne Itali per shkak te nje semundje te rende. Hana ka lindur ne Librazhd me 28.03.1953 e nisi karrieren e tij ne organet e hetimit ne Mat ne Sarande ne Prokurorine e Rrethit Tirane e me pas ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa vitet e fundit si prokuror prane Prokurorise per Krimet e Renda Tirane.
Gjithashtu Xhevat Hana ne periudhen 2003ndash2005 ka qene keshilltar juridik i Presidentit te Republikes si dhe ndihmes/komisioner ne Institucionin e Avokatit te Popullit.