E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Elbasan, ku humbën jetën 4 persona, arrestohen drejtuesit e mjeteve

ELBASAN- Arrestohen tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksidenti tragjik të Xibrakës ku humbën jetën katër shtetas.

Burime nga polica e Elbasanit bëjnë me dije se ka dhënë masën e “arrestit” për shtetasit Edvin Çuculin, drejtuesi i ‘BMW’, Renato Torollarin drejtuesin e trajnerit dhe për drejtuesin e furgonit, Eduart Haskurti.

4 të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti te ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në afersi të fshatit Xibrakë. Viktimat jane identifikuar si Nasibe Shehi 69 vjeç, Salushe Kullasi 49 vjeç, nene e bije, si dhe Fetah Çela 50 vjeç e Ryfete Çela 48 vjeçe, burre dhe grua.

NGJARJA
Pasditen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare që lidh mes tyre Elbasanin dhe Librazhdin u regjistrua një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave si edhe plagosjen rëndë të drejtuesit të njërit prej mjeteve të përfshirë në aksidentin e ndodhur në fshatin Xibrakë 15 km larg Elbasanit . Aksidenti me pasoja fatale shkaktoi katër viktima nga të cilat tre femra dhe një mashkull sipas policisë ndodhi në segment rrugor të drejtë . Sipas ekspertëve dyshohet se përplasja e tre mjeteve ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar të mjeti tip ‘BMW’ me targë AA 971 EA me drejtues Edvin Çuculi, që shkaktoi më pas përplasjen edhe të dy mjeteve të tjera, e më pas vdekjen e katër shtetasve.

Sipas ekspertëve të aksidenteve jeti tip ‘BMW’ ka tentuar të parakalojë mjetin tip ‘Trajler’ me drejtues Renato Torollari, por fatkqësisht ka qenë tepër vonë të ndalë shpejtësinë me të cilën ka nisur të parakalojë pasi përballë tij madje shumë pranë vinte mjeti tip ‘Furgon’ pasagjerësh me targë LB 001 A, me drejtues 40 vjeçarin Eduart Haskurti nag Libarzhdi . Gjithsesi mjeti tip ‘Furgon’ me pasagjerët brenda tij thuajse kishte fatin më të keq të këtij aksidenti tragjik. Tre gra dhe një burrë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në aksidentin e Xibrakës .

Fillimisht kanë qenë banorët ato të cilët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë për të aksidentuarit, por ka qenë shumë e vështirë , pasi edhe vetë Policia hasi shumë vështirësi për nxjerrjen e kufomave nga mjeti tip ‘Furgon’, pasi ky i fundit ishte dëmtuar shumë dhe dalja e pasagjerëve të parë nga mjeti ka qenë shumë e vështirë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur vetë drejtori dhe nëndrejtori i Policisë Halit Murataj si edhe Gjelosh Prendi, të cilët kanë kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve për të nxjerrë nxjerrë nga furgoni viktimat. Punonjësve të zjarrëfikësve i është dashur më shumë se një orë që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të të aksidentuarve, të cilët më pas janë dërguar në morgun e Elbasanit.

Policia e Elbasanit i ka kërkuar nëpërmjet mediave ndihmën qytetarëve duke dhënë edhe karakteristikat e viktimave si edhe veshjet e tyre, por deri në orën 22.00 sipas nëndrejtorit të Policisë Gjelosh Prendi janë identifikuar katër viktimat mes të cilëve një çift bashkëshortësh si edhe nënë e bijë. Viktimat e para që u identifikuan disa orë më pas ishin Fetah Cela 50 vjeç, si edhe bashkëshortja e tij Ryfete Cela 48 vjeçe.Sipas të afërmve bashkëshortët Çela kishte pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, dhe shtëpinë e tyre e kishin në Elbasan. Pak më vonë janë identifikuar edhe dy viktimat e tjera që rezultoi të ishin nënë e bijë, Nasibe Shehi 69 vjeç dhe vajza e saj Alushe Kullafi 49 vjeçe që të dyja me banim në fshatin Katund i Ri në qytetin e Elbasanit.

Nënë e bijë kishin shkuar në Librazhd për një vizitë tek të afërmit e tyre, dhe ndodheshin në vendin e parë të mjetit tip Furgon. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Furgon’ pasagjerësh është nga qyteti i Librazhdit. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti e njihnin Eduart Haskurtin pasi ai ishte një nga shoferët më të mirë të zonës, dhe herë pas here vetë ato kishin udhëtuar me to nga Xibrraka deri në Elbasan, pasi ai e kryente shpesh këtë rrugë duke marrë pasagjerë kudo që të gjente. Drejtuesi i mjetit furgon, i cili sipas hetimeve të para të Policisë është aksidentuar pasi ka dashur të divijojë aksidentin është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë një ndihmë të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë. Ndërkaq po hetohet për zbardhjen e shkaqeve që sollën aksidenti më të rëndë të këtij viti në rrugët e Qarkut të Elbasanit.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Karambol me makina, vdesin nënë bije dhe një çift bashkëshortësh Tiranë, 3 automjete përfshihen në një aksident, një i plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›