E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Himarë, 13 të vdekur e 26 të plagosur. Sot zi kombëtare

Ka shkuar në 13 numri i viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:00 në Himarë ku një autobus me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka rënë nga 80 metra lartësi në vendin e quajtur Ura e Vishës. 26 studente të tjera ndodhen janë plagosur ku 15 prej tyre po kurohen në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa 10 të tjera në spitalin e Vlorës ndërsa një student ndodhet në gjendje të rëndë të spitalin e Himarës.

Ndërkohë dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria shqiptar në nderim të 13 viktimave të aksidentit tragjik në Himarë ndërsa kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos në Çikago ka anuluar çdo takim dhe është nisur drejt Tiranës. Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike,  flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë ndërsa Ministria e Brendshme është ngarkuar të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.
 

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm trupat e 11 vikimave që ishin vendosur në morgun e Vlorës janë tërhequr nga familjarët e tyre për të zhvilluar ceremoninë mortore.

Kanë qënë orë ankthi ato të mbrëmjes së djeshme deri pas mesnate, për shkak të njoftimeve të njëpasnjëshme se numri i viktimave nga aksidentit tragjik në Himarë mund të rritej.
 

Menjëherë pas rrëzimit të autobuzit në greminë flitej për 11 viktima ndërsa në mbrëmje bilancit të viktimave iu shtuan edhe dy vajza të tjera. Njëra prej tyre vdiq që gjatë rrugës me helikopter për në spitalin e Tiranës, ndërsa tjetra më vonë nuk mundi t`i rezistojë plagëve të rënda.
 

Kështu kanë humbur jetën:
1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga Bërxulla Tiranë
11. Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja
Ndërsa po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Briselda Gubere
13. Florije Peci
14. Blerina Çereni
15. Griselda Zeneli

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:
1. Elidona Gjinaj
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Në gjendje të mirë në Spitalin e Himarës
11. Arta Ballabani

Ndërkohë kanë mbetur ende të paqarta shkaqet e aksidentit tragjik në Himarë. Dyshimet e para janë për një gabim njerëzor nga ana e drejtuesit të mjetit, por hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e vërteta të aksidentit tragjik.
 

Ndërkohë ngjarja e rëndë angazhoi të gjitha strukturat e shtetit dhe autoritetet më të lartë të vendit. Disa ministra si dhe kryetarja e parlamentit u nisën menjëherë në Himarë ndërsa në spitalin Ushtarak për të parë gjendjen e studenteve të plagosura kanë qënë edhe presidenti Topi, kryetari i opozitës, Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta. Qytetarë të shumtë u solidarizuan me studentet e plagosura dhe u paraqitën në spitalin Ushtarak për të dhuruar gjak.

09:20 Arqipeshku i Metropolit, imzot Rrok Mirdita përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjet dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë së Himarës.

"Nëpërmjet mediave u njoftuam për tragjedinë e rëndë Himarës ku humbën jetën 13 studente dhe u plagosën 20 të tjerë. Kemi provuar një tronditje të thellë në shpirt dhe lutjet tona u bashkohen atyre të prindërve dhe të afërmve të viktimave. I lutemi Zotit për një shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Më lejoni të shpreh afërsinë shpirtërore timen dhe të Dioqezës, ju, të plagosurve, punonjësve të shëndetësisë dhe forcave të rendit që të gjithë së bashku ta kalojmë këtë provë të jashtëzakonshme duke ju lutur Zotit që të na forcojë.
Le t`ia besojmë Zotit kujdesin për shpirtrat e viktimave dhe të mbështesim me lutjet tona një shërim sa më të shpejtë të plagosurve” thuhet në mesazhin e imzot Rrok Mirditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›