Bie autobusi me studentë në Himarë, 13 të vdekur e 21 të plagosur
22:50- 13 të vdekur është bilanci i viktimave si rezultat i rrëzimit të një autobusi me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në vendin e quajtur Ura e Vishës, në afërsi të Himarës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të paktën 13 të vdekur. Mes tyre 11 janë vajza dhe 2 meshkuj. Informacionet paraprake flasin për 33 studente, të cilët udhëtonin nga Saranda në një autobus me targa të Elbasanit. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 80 metra, ndërsa policia
në vijim të informacioneve te publikuara lidhur me aksidentin e rende ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Vlore Himarë ben me dije se aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak :
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
Ndërsa ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Eranda Baloshi.
Ndërkohë që në këtë spital 3 shtetase janë akoma të paidentifikuara.
Po kurohen në Spitalin e Vlorës:
1. Dorina Stafa
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa
Nga ky spital sapo jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak.
Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.
Më herët Ambasadori i BE-së Ettore Sequi shpreh ngushëllimet e tij për aksidentin rrugor tragjik në Himarë. Në një deklaratë për shtyp ai shprehet:
“ Në emrin e tim personal dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën ose u plagosën në aksidentin e sotëm tragjik në Himarë. Mendja e të gjithë kolegëve tanë të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qëndrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar.Zoti u dhëntë paqe shpirtit të tyre dhe familjeve të tyre forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. U urojmë nga zemra të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë. tohet të jetë shkaku i mundshëm i aksidentit”.
22:30-Një tjetër viktimë në Spitalin Ushtarak, duke e cuar në 13 bilancin e tragjedisë së Himarës. Mësohet se vajza ishte në një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ka mundur të mbijetojë. Aktualisht në Spitalin Ushtarak gjenden trupat e pajetë të dy vajzave, ndërsa janë 12 të tjera që po marrin ndihmën mjekësore.
21:15-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet publik identiteti i viktimave si dhe të plagosurve që gjenden në spitale.
“Fillimisht automjeti ka pasur një përplasje me pjesën anësore të malit, ka marë manovrimin më pas, ku më tej ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë. Kemi 12 viktima deri tani dhe 22 të plagosur. Grupet hetimore po vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkaq shumë shpëjt do të bëhet publike lista emërore”deklaroi Burgaj.
Ndërkaq Ardian Tana, zëvendës. Ministri i Arsimit nga Elbasani konfirmoi për Ora News se është vënë në dispozicion të hetimeve i gjithë dokumentacioni zyrtar lidhur me organizimin e kësaj ekspedite.
“Është vënë në dispozicion i gjithë dokumentacioni i duhur lidhur me organizimin e ekspeditës, e cila ka qenë një lëvizje e organizuar. Në oborrin e universitetit gjenden mjaft studentë që janë sensibilizuar me bashkmoshatarët e tyre në këtë ngjarje tragjike, për tu ardhur në ndihmë përmes dhurimit të gjakut”-tha ai.
21:00-Vetëm rrënojat dhe dhimbja ka mbetur tashmë në Himarë, nga aksidenti fatal që mori 12 jete njerezish. Për Ora News Nënkryetari i Bashkisë së Himarës tha se janë nisur makinat e fundit që bartin trupat e 11 viktimave.
“Nga dy autobusët që udhëtonin në drejtim të Himarës, njëri prej tyre ka përfunduar në greminë. Është bërë një mobilizim i përgjithshëm i të gjitha strukturave. Sapo u përcollën të gjitha viktimat që janë drejtuar drejt morgut të spitalit të Vlorës, ku më pas do të bëhet i ditur dhe identiteti i tyre.
Ndërkaq mësohet se studentet e plagosura që gjenden në spitalin e Vlorës janë:
Ina Janulla,
Entela Daja,
Dorina Stafa,
Adjola Musaku,
Ergysa Opingari,
Juljana Kuqi,
Griselda Zeneli,
Ticiana Hysa,
Liri Hasa,
Blerina Cereni
Ndërsa në Spitalin Ushtarak gjenden:
Kaltra Pollozhani
Alma Deda,
Eranda Bato,
Antoneta Tace,
Anisa Cobo,
Doriana Kumrija,
Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora në Spitalin Ushtarak
Shegushe Taka
20:45-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë.
“Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtarët e LSI-së në Vlorë janë të gatshëm të dhurojnë gjak nëse nevojitet ”- deklaroi Meta.
Po kështu nëpërmjet një njoftimi për mediat, PDIU shprehet se "humbja e të studentëve është një tragjedi mbarëkombëtare, që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve".
Në këto momente të vështira, PDIU shpreh pikëllimin e thellë dhe ndan dhimbjen me familjet e studentëve, pedagogëve dhe të gjithë bashkëkombësit, që po shohin të tronditur këtë tragjedi, duke lutur Zotin për shpirtrat e të humburve padrejtësisht dhe për shpëtimin e të gjithë të tjerëve.
20:35-Nga Himara Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bëri me dije për Ora News se 12 viktima është bilanci tragjik i aksidentit të sotëm në Himarë.
“ Ishin 33 persona që gjendeshin në autobus, 12 prej tyre kanë humbur jetën, ta plagosurit janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore. Po bëhet transporti i 11 viktimave drejt spitalit të Vlorës, ndërsa 1 gjendet në Spitalin Ushtarak. Është bërë identifikimi i të plagosurve dhe viktimave dhe menjëherë pas transportit do të dalë dhe lista zyrtare e emrave. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe do të jetë ekspertiza e që do të japë rezultain përfundimtar” tha Nishani.
20:21- Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi ka bërë një panoramë të shkurtër asaj cfarë ka ndodhur, duke përjashtuar si shkak të aksidentit situatën e rrugëve atje.
“Aksidenti ka ndodhur pa hyrë në Himarë, shkaqet e aksidentit mbeten për tu verifikuar, nuk kanë qenë shkaqet e rrugës ato që kanë cuar në këtë ngjarje tragjike. I gjithë ekipi ushtarak e mjekësor është mobilizuar, po bëhet një përpjekje titanike për të shpëtuar jetët e atyre vajzave. Kemi organizuar një grup të madh të rinjsh për të dhënë gjak dhe pse banka e gjakut ndodhet në kushte të mira”tha ai.
Ndërkaq nga Vlora Drejtor i Spitalit Vlorë,Shkëlqim Salami konfirmoi se atje momentalisht gjenden 10 të plagosur, 1 prej tyre në gjendje të rëndë.
“10 të plagosur , gjendja është në kontroll. Një prej tyre paraqetit në situattë jo të mirë, kërkohet ndërhyrje kirurgjikale që në varësi të situatës së saj do të ndërhyjmë këtu ose do ta nisim drejt Tiranës”-bëri të ditur Salami.
Vetë Drejtori i Politikave Shendetesore ne MSH, Pellumb Pipero konfirmoi se ka përfunduar transportimi i të plagosurve drejt Tiranës, ndërsa shtoi se në Himarë nuk gjendet asnjë i plagosur.
“Dinamika vazhdon të jetë i vrullshëm, brenda 2 orëve operacioni i transportimit ka përfunduar. Janë 12 të plagosur, 2 janë në gjëndje të rëndë. Në dy orë është bërë e pamundura të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzore, kanë qenë në gadishmëri 12 autoambulanca. Falenderoj qytetarët që i janë bashkuar apelit për të dhuruar gjak” tha ai.
19:57-Janë 11 trupa të pajetë në spitalin rajonal të Himarës nga studentet e aksidentit të sotëm, ku policia po punon për identitifikimin e tyre, që sëbashku me vajzën që humbi jetën rrugës drejt Spitalit Ushtarak con në 12 balancin e viktimave të kësaj tragjedie, ndërsa 22 rezultojnë të plagosur. Ndërkaq ende mbeten të panjohura shkaqet që cuan në këtë ngjarje të rëndë.
19:50- Janë 14 të plagosura që kanë mbërritur në nga Himara në Tiranë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Drejtori i Politikave Shendetesore ne MSH, Pellumb Pipero.
“Janë 14 të plagosur që janë hospitalizuar, 9 të tjerë janë në Vlorë , ku pritet që edhe 6 prej tyre ti drejtohen Spitalit Ushtarak. Gjendja e tyre është e rëndë, është herët të japim një rezultat paraprak, bluzat e bardha po bëjnë cështë e mundur për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Ndërkaq Bedri Mihaj, Drejtori i Spitalit Ushtarak bën me dije se nga 14 të plagosurit e mbërritur, një ka ardhur e vdekur ndërsa dy të tjera janë në gjendje kritike për jetën.
“Një pjesë e të ardhurve kanë dëmtime serioze, gadishmëria është absolute, me kapacitete të plota mjekësore. Po u bëhet i gjithë shërbimi i nevojshëm, të dalin së pari nga shoku që kanë kaluar, për të proceduar më pas edhe ndërhyrje kirurgjikale. Nga 14 të plagosurit, një erdhi e vdekur, 2 janë në gjendje të rëndë për jetën. Kemi 15 salla në dispozicion dhe i gjithë personeli mjekësor është në dispozicion. Kemi rezerva gjaku, mbi 60 studentë kanë shprehur gadishmërinë për të dhuruar gjak, ndërkaq një grup ushtarësh gjithashtu po japin gjak”tha ai.
Me këtë ngjarje të dhimbshme është solidarizuar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.
“Një ditë zie, një tragjedi e madhe. Shpresoj që të gjithë qytetarët të solidarizohen për të dhënë gjak dhe tu vinë në ndihmë të plagosurve.Qeveria e Kosovës është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën, në ndihmë të Qeverisë shqiptare për të përballuar këtë ngjarje tragjike” u shpreh ai.
19:20- Një tjetër helikopter me studente të plagosura nga aksidenti i Himarës është ulur në fushën e Aviacionit. Deri tani konfirmohet se janë plot 16 të plagosur në këtë spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa priten të mbërrijnë dhe katër të tjerë.
19:15-Kryesocialisti Edi Rama pasi i është përgjigjur thirrjes së bërë nga Kryqi i Kuq për dhurim gjaku në ndihmë të të plagosurve të aksidentit tragjik në Himarë, u ka bërë apel qyetarëve që ti bashkohen kësaj nisme. Nga Spitali Ushtarak, në një dalje të tij për media ai theksoi: “Sa më shumë njerëz, të rinj e të reja të ofrohen për të dhënë gjak, pasi është një moment jashtëzakonisht dramatik. Është një ngjarje e tmerrshme prej të cilës të shpëtohet gjithcka që mund të shpëtohet- deklaroi Rama.
Ndërkaq me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare. Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.
Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t`u nisur menjëherë në Tiranë.
19:00-Dy helikopterë të tjerë janë ulur në fushën e aviacionit me të plagosur nga aksidenti tragjik në Himarë. Ndërkaq i pranishëm në Spitalin Ushtarak, Kreu i Shtetit Bamir Topi në një deklaratë për mediat bëri apel për ruajtje të qetësisë, ndërsa u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Presidenti Topi garantoi se janë marrë të gjitha masat, ku i gjithë shteti është ngritur në këmbë dhe po punohet në të gjitha drejtimet. Përfaqesues te Kryqit te Kuq Shqiptar kane apeluar tek qytetaret per t’ju drejtuar spitaleve, te Vlores, Himares, Sarandes si dhe spitalit Ushtarak ne Tirane per te dhuruar gjak per t’ju ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te Himares
18:47-Nuk ka mundur të mbijetojë një nga 4 studentet që u transportuan me helikoperë në Spitalin Ushtarak, e cila ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerat janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq Kryqi i Kuq ka bërë apel për dhurim gjaku, të cilit i janë përgjigjur kryesocialisti Rama, deputetë të PS, si dhe personalitete të tjera politike e shtetërore.
18:39-Spitali Ushtarak, me rreth 20 minuta distancë kohore ka pritur dhe helikopterin e dytë me dy studente të plagosura, në gjendje të rëndë për jetën. Më herët ishte një tjetër helikopter që solli dy studente të tjera. Ndërkaq Ora News ka siguruar listën emërore të studenteve që gjendeshin pasagjere në autobusin që përfundoi në humnerë mesditen e sotme në Himarë. Mesohet gjithashtu se drejtuesi i mjetit Pellumb Çela ka gjetur vdekjen ne kete aksident tragjik, ku autobusi me targa EL 22 74 B ra ne humnere per me teper se 100 m thellesi. Po keshtu ne Spitalin Ushtarak gjenden te pranishem personalitete te rendesishem te shtetit dhe politikes, te cilen jane solidarizuar me kete ngjarje te dhimbshme.
Emrat e studenteve që ishin nisur për ekspeditë për në Sarandë:
Adisa Çela,
Aida Gjika,
Alba Deda,
Anisa Rusi,
Anisa Hysa,
Antoneta Saçe,
Arta Ballabani,
Aurora Molla,
Desian Dani,
Desiana Xheneti,
Blerina Çereni,
Denisa Guzi,
Desilda Bytyçi,
Doriana Kumria,
Dorina Stafa,
Elidoda Gjinaj,
Elsa Daka,
Elsa Shtylla,
Eralda Bajrami,
Eranda Baloshi,
Eranda Bardho,
Erjola Xhoi,
Klejda Kela,
Mirsie Biba,
Oneda Kushi,
Denisa Paja,
Erdita Ortingari,
Eriselda Gubere,
Eriselda Çoku,
Erjana Gështenja,
Ermira Mana,
Fabjola Shehi,
Florie Peçi,
Gerta Hasmeta,
Griselda Zeneli,
Griselda Bilani,
Isjana Karifi,
Isma Klosi,
Johana Debinja,
Juliana Kuqi,
Juliana Tola,
Kaltra Kollozhani,
Laureta Cani,
Lindita Kabashi,
Lirie Hasa,
Oliverta Dhëmbi,
Olsiana Beqiri,
Tisiana Hysa,
Anisa Çobaj,
Enkelejda Berberi,
Adjola Musaku,
Hanife Xhepexhiu,
Anila Suli,
Shegushe Haka,
Oltiana Yzo.
18:10-Ka mbërritur në Spitalin Ushtarak helikopteri i parë me të aksidentuar nga Himara me tre studente, ku dy prej tyre në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq mësohet se dhe pesë studente të tjera janë rrugës drejt Spitalit Ushtarak. Në vazhimësinë e rifreskimeve të të dhënave të fundit nga Policia e Shtetit bëhet me dije se flitet për 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
17:48-Në një kontraditë të dhënash lidhur me aksidentin tragjik në Himarë, për shkak të pozitës ku ndodhet zona, e cila nuk kap valë celulare, momentalisht Policia e Shtetit konfirmon 11 persona të vdekur, ku sipas burimeve mësohet se janë të gjitha femra.
17:20-Prefekti i Vlorës , Eduart Velçani në një komunikim për Ora News bën me dije se aksidenti është i një shkalle të rëndë. Konfirmon mbi 10 viktima, ndërsa bën me dije se po punohet me operacionet e shpëtimit. Pritet të kemi detaje të tjera prej tij, pasi për rreth 10 minuta do të jetë në vendngjarje. Po kështu drejt vendngjarjes është nisur edhe Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe drejtues të lartë të shtetit. Ndërkaq mësohet se për 20 min do të mbërrijë helikopteri i parë me të plagosurit në Spitalin Ushtarak.
17:15- Informacionet e fundit bëjnë me dije se nga aksidenti tragjik në Himarë dyshohet të kenë mbetur 12 të vdekur, studente femra. Ndërkaq 30 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq dy helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet nga momenti në moment të mbërrijnë në Spitalin Ushtarak të Tiranës me të plagosurit e parë. Po kështu burime për Ora News bëjnë me dije se autobusi i përfshirë në aksident mban targat EL 22 74 B, ndërsa drejtohet nga shtetasit Pëllumb Çela.
15:33-Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta në Himarë. Një autobus me targa Elbasani, me 50 studentë pasagjerë në të është rrëzuar në Qafën e Vishës, në aksin rrugor Sarandë-Himarë.
Mësohet se autobusi ka rënë nga 100 m lartësi, ndërsa nuk ka detaje lidhur me shkaqet e aksidentit. Mësohet se autobusi ishte me studentë të histori-gjeografisë nga universiteti “ Aleksandër Xhuvani”, ku mendohet të kenë qenë duke u kthyer nga ekspeditat.
Burime për Ora News bëjnë me dije se dyshohet për 5 të vdekur ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur . Strukturat vendore, ato të policisë, shërbimit shëndetësor,helikopterë, si dhe forca zjarrëfikëse janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes.
Ndërkaq Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro raporton se po u jepet ndihma mjekësore të plagosurve.
Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë.