Aksidenti tragjik në Indi/ Shkon në 288 numri i viktimave, Kryeministri: Përgjegjësit do të ndëshkohen

“Personat e shpallur fajtorë për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të dënohen rreptësisht”, kështu ka thënë kryeministri i vendit, Narendra Modi.
Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në Odisha, ku dy trena, njeri pasagjerësh dhe tjetri mallrash u përplasën.
Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si një “të dhimbshëm”, sipas BBC.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.
Një hetim i plotë është nisur, por një raport tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.
Rreth 2,000 pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë në aksident.
/rtsh.al/