E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Spanjë, Nishani ngushëllon mbretin Juan Carlos

Presidenti Nishani i ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin Mbretit Juan Carlos i për viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë.

Përmes një mesazhi drejtuar mbretit Juan Carlos, kreu i shtetit i ka shprehur atij, ngushëllimet në emër të popullit shqiptar.

Me trishtim të madh mësuam lajmin e aksidentit të rëndë shkaktuar nga përmbysja e një treni, në Santiago de Compostela, Spanjë, ku si pasojë humbën jetën më shumë se tetëdhjetë njerëz dhe shumë të tjerë janë plagosur! Më lejoni Madhëri që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tJu shpreh ngushëllimet më të ndjera e më të sinqerta për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur popullin spanjoll dhe, nëpërmjet Jush, familjeve dhe të afërmve të viktimave! Ndaj me ju dhimbjen e thellë që shkaktoi ky aksident dhe ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar në këto momente kaq të vështira që po kalon vendi juaj! shkruhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›