E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti TAP, Entet e Energjisë së tre vendeve paketë ligjore për gazin

Enti Regullator i Energjisë së Shqipërisë ,Italisë dhe Greqisë miratojnë mendimin përfundimtar në lidhje me projektin e gazsjellësit TAP.

Kjo marrëveshje synon që ti hap rrugë vendosjes së një kornize ligjore të qëndrueshme, të harmonizuar e transparente që do ti shërbej zhvillimit dhe implementimit të projektit që do të sjellë gazin Azer në Shqipëri.

Korniza ligjore, krijon mundësinë e shtimit të pikave te reja hyrëse dhe dalëse të shpërndarjes së gazit.

Kjo paketë ndër të tjera pritet që të ndikoj në lehtësimin e praktikave të gazifikimit të vendeve të rajonit.

Në bazë të marrëveshjes, TAP do të kontribuojë edhe në vendosjen e zhvillimin e tregut shqiptar të gazit, duke e çliruar këtë të fundit nga izolimi ndaj tregut europian e në të njëjtën kohë duke bërë  lidhjen e saj me tregun italian dhe grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›