Xhibril: Libia me qeveri të re brenda 10 ditësh
Libia do të ketë një qeveri të re brenda një jave, maksimumi 10 ditë. Kështu është shprehur në Nju Jork, Mahmud Xhibril, kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i cili prej rënies së Gedafit ka ushtruar detyrën e kryeministrit.
Ministrat e zgjedhur do të vijnë si nga perëndimi dhe nga lindja e vendit, ka saktësuar Xhibril duke folur para ministrave të Jashtëm të vendeve të G8-s.
Njoftimi për qeverinë e re të tranzicionit, i pritur që të publikohej të dielën e kaluar, u shty me arsyetimin se duheshin edhe disa konsultime të tjera, para se të bëhej publik kabineti i ri.