E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombula, vdes 24-vjeçari

Një i ri ka humbur jetën në Librazhd, si pasojë e një shpërthimi në varrezën e makinave, ku ai punonte.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Elbasanit, 24 vjeçari Besnik Bala, ka prerë aksidentalisht një bombul gazi, e cila ka shpërthyer duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Murrash të rrethit të Librazhdit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›