Makina ne lume, vdes 28-vjecari
Gezim Ashimi
Nje aksident i rende me pasoje vdekjen e nje 28-vjecari dhe plagosjen rende te nje tjetri eshte regjistruar ne oret e mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme ne superstraden ne ndertim Korce - Qaf-Plloce. Aksidenti ne te cilin ka mbetur i vdekur Miri Begolli dhe i plagosur rende drejtuesi i mjetit Armand Bimbli ka ndodhur rreth 3 kilometra larg qytetit, ne vendin e quajtur "Ura e Bulgarecit" e njohur ndryshe si "ura e vdekjes" per shkak te aksidenteve te shumta automobilistike per vite me radhe. Sipas policise se Korces, Automjeti tip "Opel", me targa PG 1918 B, i drejtuar nga Armand Bimbli ra ne lumin Devoll. Nga ky aksident ka gjetur vdekjen Begolli, nga qyteti i Korces dhe eshte ne gjendje te rende shendetesore drejtuesi i mjetit, i cili eshte derguar per trajtim mjekesor ne spitalin e Korces. Burime te aferta me personat e aksidentuar, thane se dy te rinjte deri ne mbremje vone kishin qendruar ne nje lokal ne qytetin e Bilishtit dhe me pas ishin nisur per te udhetuar ne drejtim te Pogradecit. Viktima e ketij aksidenti, Miri Begolli eshte shoqeruar me drejtuesin e mjetit per faktin se babai i tij punon si doganier ne te njejtin sektor me Armand Bimblin. Persona qe kane dijeni per rrethanat e aksidentit tregojne se vetura, me te cilen udhetonin dy te rinjte, ka rene nga ura ne ujerat e turbullta te lumit Devoll. Dyshohet se shkak ka qene shpejtesia dhe kufizimi i pamjes per shkak te nates, por edhe mungesa e sinjalistikes rrugore ne superstraden ne ndertim e siper, qe do te lidhe Korcen me rrethin e Pogradecit. Nje burim prane familjes se Begollit, tha se ai ka vdekur jo nga aksidenti automobilistik, por nga asfiksia prej ujit dhe llumit te lumit Devoll, ne uren e Bulgarecit, ku po kryhen punime per vendosjen e tombinave prej betoni per ndertimin e nje ure te re. Policia tha se mjeti i aksidentit ka dale nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe ka rene ne uje dhe per pasoje ka gjetur vdekjen Begolli. Disa aksidente automobilistike, jane regjistruar me pasoje vdekjen ne rrugen nacionale Korce-Pogradec tani qe kane filluar punimet per ndertimin e superstrades Korce - Qaf-Plloce. Kjo edhe per shkak te mungeses se sinjalistikes rrugore apo demtimit te saj qe nuk ndihmon orientimin e shofereve gjate nates. Nderkaq, ura e Bulgarecit, per te cilen po punohet qe te devijohet dhe te jete e drejte qe te menjanohen aksidentet, vazhdon te marre jete njerezish nga rrezimi prej saj i mjeteve te ndryshme dhe nga keto raste me e fundit ka qene ngjarja tragjike e rrezimit te mjetit tip "Opel", me targa Pogradecit, nga i cili humbi jeten Begolli dhe u plagos rende drejtuesi i vetures.
Autoambulanca erdhi pa personel mjekesor
Burime te rezervuara treguan per "Koha Jone" se ambulanca qe ka shkuar ne ndihme te dy te aksidentuarve mund te shpetonte Begollin. "I riu u nxor nga ujerat e lumit Devoll, ndersa ishte ende ne jete", thane burimet. Por autoambulanca, sipas burimeve te aferta me familjen Begolli, ka shkuar ne vendngjarje pa mjek dhe pa infermier qe t'i jepnin ndihmen e shpejte 28-vjecarit, i cili u nxor nga ujerat e lumit ende me fryme dhe humbi jeten, ndersa dergohej per ne spitalin e Korces.