Prostitucioni, kapen 3 te mitura
Ardian Bushi
Tre te mitura jane kapur dje nga policia e Krujes, gjate nje aksioni te zhvilluar ne bashkepunim me uniformat blu te rrethit te Lezhes. Dy prej tyre akuzohen per "ushtrim prostitucioni", ndersa nje 15-vjecare dyshohet te kete qene tutorja e tyre. Burime nga policia vendore bene te ditur se jane shoqeruar dhe marre ne pyetje prostitutat Klaudia T., 18 vjece dhe 16-vjecarja me iniciale Xh.S., ndersa eshte ndaluar "menaxherja" e tyre e mitur, me iniciale Zh.V.
Denoncimi
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se aksioni filloi pas denoncimit te nje gruaje me iniciale M.T., nga rrethi i Krujes, e cila deklaroi tri dite me pare se vajza e saj 18-vjecare Klaudia, nuk ishte kthyer ne shtepi. Sipas nenes, vajza largohej shpesh nga shtepia pa lene adrese, por nuk kishte ndodhur qe te mos kthehej ne mbremje. Pasi moren kete njoftim, uniformat blu ne Kruje nisen hetimin. Nga te dhenat e para te mbledhura ne rruge operative, rezultoi se 18-vjecarja ishte pare ne qytetin e Lezhes, cka beri qe policia e Krujes te kerkonte ndihmen e homologeve te tyre ne kete qark.
Aksioni
Policia shperndau fotografine e 18-vjecares tek inspektoret e zonave, patrullat e levizshme, grupet e gatshme dhe efektivet e policise rrugore. Grupe te agjenteve te antitrafikut filluan te kontrollonin ne menyre sistematike hotelet dhe motelet nga Kruja deri ne Lezhe e Shengjin. Policia mori informacion nga persona te ndryshem se vajza ishte pare shpesh ne keto zona, ne shoqerine e personave te ndryshem. Pas kerkimeve te shumta, agjentet rane ne gjurme te 18-vjecares, rreth ores 22:30 te mbremjes. Ajo u gjet ne nje hotel te Lezhes, duke ushtruar prostitucion, se bashku me 16-vjecaren me iniciale Xh.S., ndersa u kap edhe tutorja e tyre 15-vjecare.
Hetimet
Policia e Krujes tha se 15-vjecarja e ndaluar, me iniciale Zh.S., shfrytezonte per qellime prostitucioni dy te miturat. Ajo i "ndihmonte" per te gjetur klientet dhe u mbante ne ruajtje parate, te cilat nuk mund t'i conin ne shtepi, per te mos rene ne sy te prinderve. "Dy prostitutat e mitura kishin arritur te grumbullonin ne pak jave rreth 7 milione leke te vjetra", bene te ditur burime policore. Sipas tyre, vajzat "punonin" me tarifa te ndryshme. Keshtu Klaudia T., merrte 2 mije leke te reja per nje ore seksi, ndersa 16-vjecarja me pak e paraqitshme, "kenaqej" me 1 mije leke. "Vajzat kryenin 6-8 akte seksuale ne dite", thane agjentet e antitrafikut. Vete te miturat pranuan gjithcka, duke treguar se ishte 15-vjecarja me iniciale Zh.V., qe i kishte mesuar si te prostituonin, duke filluar nga veshja e deri ne menyren e "gjuajtjes" se klienteve, kryesisht atyre me automjete luksoze. Sipas tyre, ato kishin frekuentuar nje sere motelesh e hotelesh ne Kruje, Lac, Lezhe e Shengjin. Ndersa 15-vjecarja e marre ne pyetje nga policia, mohoi akuzen. E mitura me iniciale Zh.V., tregoi se dy shoqet e saj prostituonin me deshiren e tyre dhe ajo thjesht u mbante ne ruajtje fitimet e tyre personale.