Aksidenti, vdes një prej të plagosurve

Vdes në Spitalin Ushtarak një prej të plagosurve të aksidentit të sotëm në rrugën Fushë Krujë-Lezhë.
Drejtuesi i motorit, Mark Koka ndërroi jetë pak orë pas aksidentit edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.
Koka së bashku me një person tjetër u përplasën me një kamioncinë me targa Laci, në rrethana ende të pasqaruara.