Elbasan, pranga dy personave me kokainë

Dy persona janë prangosur nga policia e Elbasanit me akuzën e trafikut të drogës.
Një operacion policor i koduar "Skampa" ka vënë në pranga Dritan Hamollin dhe Edmond Memellin, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip Peugeot me targa Tirane, 5077P, iu gjet një sasi prej 250 gramësh kokainë.
Operacioni u krye gjatë orëve të natës, ndërkohë që kanë nisur hetimet për bashkëpunëtorë të mundshëm Operacion policie ndaj trafikut të drogës në Elbasan.