Aksidenti, vdesin 3 emigrante shqiptare
Itali-Pergjaken rruget e Italise. Tre emigrante shqiptare kane mbetur te vdekur mesditen e djeshme nga nje aksident i rende rrugor. Sikurse raportojne mediat italiane, ngjarja ndodhi rreth ores 11:15 prane "Torre di Montefalko", ne Folinjo te Peruxhias. Automjeti tip "Alfa 147", ku udhetonin tre emigrantet shqiptare, ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje kanal. Dy prej tyre, Agustin Pjetri, 22 vjec dhe Marjol Koni, 18 vjec, gjeten vdekjen menjehere, ndersa 44-vjecari Sadik Kurti, nderroi jete sapo mberriti ne spital. Mesohet se automjeti drejtohej nga 18-vjecari Marjol Koni. Alarmi per ngjarjen e rende, eshte dhene nga disa shqiptare te tjere, miq te viktimave, te cilet mesa duket ishin vene ne kerkim te tyre, pasi nuk iu pergjigjeshin telefonatave. Sikurse njoftohet, i plagosuri nga ky aksident, Sadik Kurti, vdiq ne spital per shkak te plageve te renda dhe frakturave qe kishte marre ne te gjithe trupin. Mesohet se makina me te cilen po udhetonin 3 viktimat, po levizte nga rruga kryesore Folinjo drejt Montefalkos, ne segmentin rrugor prane "Torre di Montefalko". Per shkaqe ende te panjohura, makina ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne kanal. Mesohet se 44-vjecari Agustin Pjetri, ka mundur te hidhet nga kabina e makines duke perfunduar ne kanal, ndersa dy te tjeret kishin mbetur te bllokuar brenda makines. Ne vendngjarje ka mberritur nje autoambulance, si dhe nje zjarrfikese. Trupat e viktimave u nxoren nga zjarrfikesit, pasi makina u terhoq me vinc dhe u nxor nga kanali ku kishte rene. Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje, ka nisur hetimet per shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit te automjetit nga drejtuesi i saj, 18-vjecari Koni, ka qene shkak i aksidentit te rende. Tre shqiptaret, banonin ne nje lagje periferike te Folinjos dhe ishin punetore agrikulture.
Aksidenti
Automjeti tip "Alfa 147", ku udhetonin tre emigrantet shqiptare, ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje kanal. Mesohet se automjeti drejtohej nga 18-vjecari Marjol Koni.
Shkaqet
Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje, ka nisur hetimet per shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit te automjetit nga drejtuesi i saj, 18-vjecari Koni, ka qene shkaku i aksidentit te rende.
Viktimat
Agustin Pjetri, 22 vjec
Marjol Koni, 18 vjec
Sadik Kurti, 44 vjec
Aksidenti
Automjeti tip "Alfa 147", ku udhetonin tre emigrantet shqiptare, ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje kanal. Mesohet se automjeti drejtohej nga 18-vjecari Marjol Koni.
Shkaqet
Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje, ka nisur hetimet per shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit te automjetit nga drejtuesi i saj, 18-vjecari Koni, ka qene shkaku i aksidentit te rende.
Viktimat
Agustin Pjetri, 22 vjec
Marjol Koni, 18 vjec
Sadik Kurti, 44 vjec