Arme dhe eksploziv, kapet mjeshtri
Pogradec- Nje arsenal i tere armesh, municionesh dhe eksplozivi eshte zbuluar ne fshatin Osnat te Pogradecit, ndersa u ndalua si i dyshuar nje i moshuar qe mendohet se eshte mjeshter i prodhimit te tyre artizanal. Mbremjen e se enjtes policia e Korces ka bere ndalimin e Raif Lekes, 66 vjec, i cili duke shfrytezuar faktin se jetonte ne nje zone te thelle malore, kishte krijuar muzeun e tij te luftes me arme te kalibrave te ndryshem qe i mbante ne bodrum. Burime policore thane se operacioni eshte ndermarre krejt rastesisht, por ka sherbyer informacioni ne rruge operative i nje "spiuni", per te arritur deri tek zbulimi i arsenalit.
Tre pistoleta, mekanizma shkrepes, shtrate armesh automatike dhe arme gjahu, tyta kallashnikovi, nje sasi e konsiderueshme fishekesh, barut si dhe disa kuti me lende eksplozive me ndezesit perkates. Te gjitha keto jane sekuestruar si prove materiale, nderkohe qe hetuesit dyshojne se i moshuari mund te fabrikonte keto arme, ne menyre artizanale. Nje tjeter piste hetimi eshte sigurimi i ketij arsenali qe prej vitit 1997, ne kohen kur u hapen depot e ushtrise dhe me pas modifikimi dhe shitja tek persona te tjere per qellime kriminale. Paraprakisht mendohet se sasia e armatimit ka pasur per destinacion tregtimin e tyre. Nderkohe qe eksperte te Drejtorise se Policise se Korces, se bashku me prokurore te Pogradecit, jane duke zhvilluar hetime te metejshme.
Sipas verifikimit te kryer nga ekspertet rezulton se pervec pistoletave te plota, i moshuari siguronte edhe skelete, mekanizma shkrepjeje te armeve te zjarrit, shtrat te tyre te ndryshme per arme gjuetie, automatike apo pushke, qyta armesh prej druri, fyell tyte, qe mendohet se i montonte dhe prej tyre krijonte arme qe i shiste me cmim te leverdisshem. Nje tjeter piste eshte cmontimi i tyre per te mos rene ne sy dhe shperndarja pjese-pjese tek personat qe porosisnin. Burime zyrtare thane se nder te tjera jane gjetur; sasi te konsiderueshme baruti te hequr nga gezhojat, pese kallepe tritoli, 3 kapsolla detonatore ne brendesi te kallepeve te tritolit. Ndaj 66-vjecarit eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se armeve, municioneve dhe lendeve eksplozive pa leje".
U sekuestruan:
3 pistoleta
1 skelet pistolete
1 mekanizem shkrepjeje
1 shtrat arme gjuetie
1 qyte arme gjuetie
1 fyell tyte arme
3 kreher me fisheke
1 kuti metalike me fisheke
5 kallepe tritoli
1 ene plastike kun me barut
1 qese kun me barut
3 cope kapsolle detonatore