Aksidentohen dy mjete në aksin Peqin-Elbasan, tre të plagosur
ELBASAN- Aksident me pasojë plagosjen e tre personave në aksin Peqin-Elbasan. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri me targë EL4088B dhe tjetri me targë AA605EG.
Sipas policisë të plagosur janë dy persona në mjetin me targë AA605EG, drejtuesi i tij Dritan Sula dhe pasagjeri Artur Jaho, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak, pasi ndodheshin në gjendje të rëndë
Po sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, i cili është shtruar në spitalin e Elbasanit pasi ka marrë plagë më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Burimet e policisë bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin mjetet. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)