E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist: Shqipëria, gjyqësor të varur, zgjedhje jo të lira, korrupsion

tirana-nga-lartTiranë- Indeksi i The Economist Intelligence Unit për vitin 2012 ka treguar se shkalla e demokracisë ka mbetur në vend-numëro në botë dhe në Shqipëri ka shënuar regres me disa pikë gjatë gjashtë viteve të fundit.

Shqipëria renditet në regjimet hibride e në rjaon lë pas vetëm Bosnjen s ai takon performancës së demokracisë. Shqipëria në vitet 2012-2006 ka marrë përkatëisht këtë renditje 5.67/ 5.81/ 5.86/ 5.91/ 5.91.

Shtete si Hong-Kong, Malawi dhe Timori Lindor janë përmirësuar më shumë se Shqipëria, duke mundur të klasifikohen një kategori më sipër në rradhën e “demokracive me të meta”.

Regjimet hibride kanë probleme të thella me parregullsitë zgjedhore,  që sipas raportit nuk i lejojnë të realizojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kanë presion qeveritar mbi partitë e opozitës dhe kandidatët. Në këto regjime korrupsioni është tepër i përhapur dhe sundimi i ligjit konsiderohet i dobët, po ashtu edhe edhe shoqëria civile.

Regjimet hibride ushtrojnë trysni mbi mediat dhe gjyqësorin e kanë të varur. Me Shqipërinë në raportin e këtij viti janë vende si Egjipti, Venezuela dhe Libia.

Indeksi i ofron një pasqyrë të gjendjes së demokracisë në mbarë botën për 165 shtete të pavarura dhe dy territore. Ai mbulon pothuajse tërë popullatën e botës dhe shumicën dërrmuese të shteteve në botë.

Indeksi bazohet në pesë kategori: Procesi i zgjedhjeve dhe pluralizmi, liritë civile, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike dhe kultura politike.

Edhe pse gati gjysma e vendeve të botës mund të konsiderohet të ketë demokraci, në indeks niveli i “demokracive të plota” është i ulët, me vetëm 25 vende; 54 vende janë renditur si “me demokraci me të meta”. Nga 88 vendet e mbetura në indeks, 51 janë autoritare dhe 37 janë konsideruar të jenë “regjime hibride”. Siç mund të pritej, vendet e zhvilluara OECD dominojnë në mesin e plotë të demokracive, edhe pse ka dy vende të Amerikës Latine që sugjerojnë se niveli i zhvillimit nuk është një kufizim i detyrueshëm.

Më shumë se 2.6 miliardë njerëz, më shumë se një e treta e popullsisë së botës, ende jeton nën sundimin autoritar (me një pjesë të madhe, natyrisht, në Kinë).

Evropa Lindore ka performuar më dobët në indeksin e fundit të demokracisë. Në vitin 2012 në dhjetë vende nga 28 rezultoi se demokracia nuk funksionon. Në 2011-ën, 12 vende në rajon patën përvojë në rënie në rezultatet e tyre. Kjo pasoi një rënie të madhe në pikët mesatare për rajonin në mes të vitit 2008 dhe 2010, kur 19 vende shënuan një rënie në pikët e tyre të nivelit të demokracisë.

Sipas raportit demokracia gjithashtu është duke u gërryer nëpër Evropën lindore-qëndrore. Një shpjegim i përbashkët për shfaqjen e vështirësive politike në këtë renditje është se procesi i pranimit në BE ka mbajtur të përçara partitë-politike në këto vendeve.

Por pasi reformat që janë të nevojshme për të fituar anëtarësim në BE u arriten politika iu rikthye në mënyrë “natyrore” modeleve antagoniste, brishtësisë në qeverisje.

Raporti thotë se ka një numër arsyesh të mundshme për këtë brishtësi. Më e rëndësishmja është se edhe pse format demokratike janë në rajon, substanca e demokracisë, duke përfshirë edhe një kulturë politike në besim, mungon. Kjo është manifestuar në nivelet e ulëta të pjesëmarrjes politike përtej votimit.

Ky është edicioni i pestë i indeksit dhe pasqyron situatën në fund të vitit 2012.

Zhvillimet kryesore të kohëve të fundit përfshijnë:

l. Rritja e paparë e lëvizjeve për ndryshime demokratike në të gjithë botën arabe që çuan në një valë të re të demokratizimit. Por është bërë e qartë se demokracia në rajon mbetet një perspektivë shumë e pasigurt.

2. 2012-ta u karakterizua nga kriza e borxhit sovran dhe karizma politike e zhvilluar në botë. Besimi në institucionet politike vazhdon të bjerë në shumë vende evropiane.

3. SHBA-të dhe Britania e Madhe mbetet në kategoritë me demokraci të plotë, por me regres.

4. Përmirësim në rezultatin për Gjeorgjinë, rezultati mesatar rajonal për Evropën Lindore ka rënë në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011.

Raporti thotë se arsyeja kryesore për rënien e hershme ishte erozioni i sovranitetit dhe përgjegjshmëria demokratike lidhur me efektet e dhe përgjigjet për krizën e zonës Euro. Më dramatike, në dy vende (Greqi dhe Itali).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›