E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku: Serbia gati të pranojë marrëveshjen me Kosovën

PRISHTINE- Ministrja e Integrimeve Evropiane për Kosovën, Vlora Çitaku përmes rrjetit social “Twitter”, ka dhënë sinjale se Serbia është afër pranimit të marrëveshjes.

“Siç duket Serbia ka reflektuar dhe mund të pranojë marrëveshjen e propozuar nga Ashton! Lajme të mira”, ka shkruar Çitaku në “Twitter”.

Ndërkohë mësohet se Baronesha Ashton, ka përfunduar takimet bilaterale me kryeministrat Thaçi dhe Daçiç. Mediat serbe raportojnë që Serbisë i është ofruar tjetër propozim-marrëveshje, e cila thuhet të jetë më e favorshme se e herës së kaluar.

Pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë, njofton gazeta Blic. Siç ka thënë një burim i saj, bisedimet edhe kësaj here janë të shumë të vështira edhe pse Brukseli e Prishtina kanë lëshuar pak pe.
(index/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›