Aksidentohen në Lezhë shqiptarët nga Mali i Zi

Policia e Lezhës bëri të ditur se nga aksidenti janë plagosur shtetaset Sherite Kovaçeviç, me banim në Mal të Zi dhe shtetasja Shejnaze Jakupaj 46-vjeçe, me banim në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin Rajonal Lezhë.
Sipas policisë, një automjet tip Benz, me targa të Tiranës ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet tip Golf 3 të drejtuar nga shtetasi Skënder Kovaçeviç, me kombësi shqiptare dhe shtetësi malazeze. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip Benz, shtetasi Petrit Bruçi, 38-vjeç, me banim në Tiranë, i cili në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur, duke humbur kontrollin e makinës.
Prokuroria po vazhdon hetimet ndaj tij për të përpiluar dosjen hetimore për tre vepra penale, si “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtim mjeti nëen ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. /S.Lleshi/Start/
2011-06-26 11:01