Britania e Madhe bllokon uebsajtet porno

Sekretari britanik i Kulturës, Jeremy Hunt, ka paralajmëruar ofruesit e shërbimeve të veprojnë – në të kundërt do të përballen me ligjet e reja për problemin në fjalë.
Sipas skemës së përgatitur për të mbrojtur fëmijët nga imazhet ekstreme, sitet pornografike do të bllokohen automatikisht nga të gjitha shtëpitë në Britaninë e Madhe.
Çdocili që dëshiron të futet në këto faqe më parë do të duhet në provojë se është mbi 18-vjeç.
“Nëse ofruesit e shërbimit nuk marrin masa të shpejta për zgjidhjen e problemit, ne këtë do ta zgjidhim me anë të ligjeve të reja”, theksoi Hunt.
Deputetja konservatore, Claire Perry, që propozoi skemën, theksoi se “është koha për të bërë diçka”
Ajo theksoi se fëmijët britanikë përdorin internetin të vetëm, por vetëm 3 % e faqeve të tilla kërkojnë të vërtetohet që personi që kërkon të ketë akses është mbi 18-vjeç.
Edhe Sheila Eaton e Këshillit Kombëtar të Grave mbështeti skemën. “Fëmijë të moshës 8-vjeçare hyjnë në faqe të tilla, duhet bërë diçka”, theksoi ajo duke kujtuar se 46 për qind e prindërve nuk përdorin filtra interneti në shtëpi.
/Start/F. Prroni/
2011-06-26 11:34